Kryendeshja e sotme ajo mes Serbisë e Zvicrës

December 2, 2022
1 minut lexim

Ditën e sotme do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku do të mësojmë katër kombëtaret që do të sigurojnë kualifikimin tutje nga Grupi H dhe G.

Dy ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 16:00, ku Uruguai do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Ganës, ndërsa Portugalia synon ta evitojë befasinë kundër Koresë së Jugut.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të ditës së sotme, ku e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Serbisë e Zvicrës, ku te kjo e fundit gjenden yjet me prejardhje shqiptare si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, raporton KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje sot zhvillon edhe Kombëtarja e Brazilit, e cila do të përballet me atë të Kamerunit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kampionatin Botëror e gjeni më poshtë.

16:00 Gana – Uruguai

16:00 Koreja e Jugut – Portugalia

20:00 Kameruni – Brazili

20:00 Serbia – Zvicra

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas

Story i radhës

Xhaçka takohet me Dendias në Athinë

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë