Kryeministrja italiane viziton Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pritet ta vizitoj të martën Kievin, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

Roma po ashtu ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.

Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës./REL

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërcënimet e VMRO-së për luftë, Atanasoski: Jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Ballkan luftërat janë një gjë e së kaluarës

Story i radhës

Deklaratat luftënxitëse të VMRO/ Ish deputeti Shaqiri: Nuk ndërtohet kështu bashkëjetesa

Të fundit nga