Kryeministrja italiane u prezantoi disa liderëve të BE-së marrëveshjen e migracionit me Shqipërinë

min lexim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni u prezantoi liderëve të disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) marrëveshjen që i ka siguruar vendit të saj ndërtimin e dy qendrave të imigracionit në Shqipëri dhe mbajtjen këtu të emigrantëve të parregullt që kërkojnë azil, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga kryeministria thuhet se kryeministrja Meloni organizoi takim jozyrtar me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin holandez Dick Schoof dhe disa prej vendeve anëtare më të interesuara për dosjen e migracionit dhe veçanërisht zgjidhjet inovative.

Në takim morën pjesë krerët e Italisë, Danimarkës, Holandës dhe Komisionit Evropian (KE) si dhe Austrisë, Greqisë, Maltës, Çekisë, Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka shpjeguar linjat kryesore të punës, përfshirë çështjen e “zgjidhjeve inovative” në letrën e migracionit që ajo u dërgoi liderëve të hënën e kaluar.

“Kryeministrja Meloni prezantoi detajet e marrëveshjes Itali-Shqipëri pas mbërritjes së emigrantëve të parë të parregullt në portin e Shëngjinit, duke nënvizuar rolin e tyre në luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore”, theksohet në deklaratë.

Në deklaratë u ndanë informacionet e mëposhtme: “Diskutimi mes liderëve u fokusua në konceptin e vendeve të treta të sigurta në kuadër të zbatimit të rregullave të Paktit të ri për Migracionin dhe Azilin, bashkëpunimin me Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në çështjen për mbështetjen e kthimeve vullnetare përgjatë rrugëve të migracionit dhe mbi ‘qendrat e kthimit’”.

“Liderët pjesëmarrës ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë funksional përpara takimeve të ardhshme të Këshillit Evropian, me synimin për të forcuar dhe për të bërë më efektive politikën e migracionit të BE-së”, thuhet më tej.

Ndërkohë 4 nga 16 emigrantë të dërguar në Shqipëri u kthyen në Itali.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Emërimi i Hristovskit drejtor në ASK, Mickoski: Është korrigjuar padrejtësia që i është bërë, ai ka certifikatë sigurie

Story i radhës

Barduni takon Barbanon, flasin për bashkëpunimin KFOR-EULEX

Të fundit nga