Kryeministri tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë, Rama: Rienergjizim i Diasporës për Shqipërinë 2023 maj-qershor

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet i ditur prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit shqiptar.

Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.

Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe  Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.

Sipas zotit Klosi, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama  në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.

“Së shpejti! Rienergjizimi i Diasporës për Shqipërinë 2023 maj-qershor”, shkruan Rama në foton e postuar këtë të mërkurë.

Story i mëparshëm

Çka ndodhi në vendvotimin 1112/1 në Likovë?

Story i radhës

“I pështyn të gjithë dhe pastaj i lëpin”, degradon në ofendime debati i Rozës me Eglën: Prek një gjë me dorë

Të fundit nga