Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson tha se i marrin shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor midis Suedisë, Türkiye-s dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe se bisedimet vazhdojnë me të njëjtin seriozitet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kristersson në një konferencën për media deklaroi se pika më e rëndësishme në politikën e re të mbrojtjes së vendit të tij është anëtarësimi në NATO.
Ai tha se vendi dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s. “Ne i marrim shumë seriozisht kushtet e Memorandumit Trepalësh të nënshkruar më 28 qershor midis Suedisë, Türkiye-s dhe Finlandës për anëtarësim në NATO dhe vazhdojmë diskutimet tona me të njëjtin seriozitet. Ne flasim shpesh edhe me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin për këtë çështje”, tha Kristersson.
Kristersson tha se një delegacion nga Türkiye dy javë më parë pati një takim produktiv me delegacionin e Suedisë dhe të Finlandës në Stockholm.