kryeministri suedez jep doreheqje 6aac0cd4a9fae

Kryeministri suedez jep dorëheqje

September 17, 2026
1 minut lexim

Ulf Kristersson ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Suedisë.

Ai dha dorëheqje nga kreu i qeverisë suedeze pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së kaluar.

Sipas rezultateve përfundimtare, katër partitë e krahut të majtë, me Social-Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson si forca më e madhe, kanë fituar me një diferencë prej pak më shumë se 50 mijë votash.

Blloku i majtë do të ketë 176 ulëse në parlament, ndërsa koalicioni qeverisës i Kristerssonit, i përbërë nga tri parti, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë “Demokratët e Suedisë”, do të ketë 173 ulëse.

Në një mesazh të publikuar në platformën X, Kristersson tha se rezultati i ngushtë zgjedhor “mund t’i ketë komplikuar kushtet për formimin e qeverisë së re”, veçanërisht për shkak të qëndrimeve kontradiktore të shprehura nga partitë e ndryshme.

Ai theksoi se nevojiten diskutime me të gjitha partitë për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik dhe për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie të qëndrueshme dhe efektive. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

smund te heshtim shqiperia e kosova te bashkohen ne nje perpjekje institucionale per drejtesine flet spiropali 6aac0c705eeb0
Lajmi i mëparshëm

“S’mund të heshtim, Shqipëria e Kosova të bashkohen në një përpjekje institucionale për drejtësinë”, flet Spiropali

irlanda bojkoton prape eurovizionin shkak pjesemarrja e izraelit 6aac0d9c0c8fd
Lajmi i radhës

​Irlanda bojkoton prapë Eurovizionin, shkak pjesëmarrja e Izraelit

Të fundit nga

​Endrit Thaçi mbështet protestën e OVL-UÇK-së

Djali i ish – presidentit Hashim Thaçi, Endriti del në mbështetje të protestës së Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së. Ai ka shpërndarë thirrjen e OVL-UÇK-së: “Protestë në mbrojtje të UÇK-së”
ShkoLartë