Transmetuesi irlandez RTÉ nuk do të transmetojë dhe as nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, duke shënuar vitin e dytë radhazi të mospjesëmarrjes.
RTÉ u tërhoq edhe nga Eurovision 2026 në Vjenë, pasi Unioni Evropian i Transmetuesve konfirmoi pjesëmarrjen e transmetuesit publik izraelit KAN. RTE tha se pjesëmarrja nuk mund të justifikohej për shkak të humbjes së vazhdueshme të jetëve në Gaza dhe krizës humanitare atje, raporton BBC.
Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia bojkotuan garën vitin e kaluar, ndërsa transmetuesi holandez AVROTROS ka njoftuar gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, duke thënë se gara nuk mund të konsiderohet neutrale për sa kohë një vend pjesëmarrës është i përfshirë në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë.
RTÉ tha se mbetet i shqetësuar edhe për kufizimin e qasjes së pavarur të gazetarëve ndërkombëtarë në Gaza.
Eurovision 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, me finalen më 15 maj dhe gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj. Bullgaria fitoi të drejtën e organizimit pasi DARA fitoi Eurovision 2026 në Vjenë.
Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid, duke thënë se operacionet e tij ushtarake në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë akte vetëmbrojtjeje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, më shumë se 73,780 persona janë vrarë gjatë fushatës ushtarake izraelite që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Burimi: botasot.info


