Kryeministri sllovak Robert Fitzo ka folur për emigrantët e paligjshëm. Ai theksoi se lufta kundër emigracionit të paligjshëm brenda BE është një prioritet absolut.
Në takimin e zhvilluar me liderë hungarez dhe ato serbë, Fitzo shtoi se janë rreth pesë milionë emigrantë të paligjshëm në BE që sipas tij nuk e kanë vendin atje.
“Të kuptojmë se janë pesë milionë emigrantë të paligjshëm në BE që nuk kanë vend atje, me tradita krejtësisht të ndryshme, me mendësi krejtësisht të ndryshme, me rrënjë të ndryshme kulturore që kanë një ndikim negativ në situatën në të cilën ndodhet Evropa.
Duke pasur parasysh këto kushte, ne e konsiderojmë luftën kundër emigracionit të paligjshëm si prioritet absolut”, tha ndër të tjera kryeministri sllovak.
Burimi: botasot.info