kryeministri serb gjuro macut per vizite ne oher u takua me mickoskin 6a6d01cf9b1e1

Kryeministri serb Gjuro Macut për vizitë në Ohër, u takua me Mickoskin

July 31, 2026
1 minut lexim
759664174 1634710914883020 5998154482026029575 n

Kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut, mbërriti pasditen e sotme në Ohër, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut. Në aeroportin e Ohrit ai u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, transmeton Portalb.mk.

“Në fokus të bisedimeve do të jenë avancimi i mëtejshëm i dialogut politik dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ohri, si qytet me rëndësi të jashtëzakonshme historike, shpirtërore dhe kulturore, përfaqëson një urë lidhëse mes dy vendeve dhe është vendi i duhur për një takim kushtuar miqësisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit”, shkroi Mucunski në një postim në Facebook.

Pas pritjes, Macut zhvilloi një takim me nikoqirin e tij, kryeministrin Hristijan Mickoski. Gjatë bisedimeve, të dy kryeministrat konfirmuan përkushtimin e tyre për avancimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Duke e vlerësuar takimin si konstruktiv, Mickoski tha se me Macutin diskutuan për sfidat aktuale rajonale, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, marrëdhëniet ekonomike, lidhjet infrastrukturore dhe iniciativat e përbashkëta për zhvillim dhe prosperitet më të madh të të dy shteteve.

“Konfirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim të mirë fqinjësor dhe interes të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë”, deklaroi Mickoski pas takimit.

Macut, në një postim në rrjetet sociale, tha se ka ardhur në Ohër me bindjen se marrëdhëniet e mira fqinjësore, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë mënyra më e mirë për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.

“Presim me padurim diskutimet për projekte konkrete që do ta forcojnë më tej bashkëpunimin në fushat e infrastrukturës, energjetikës, ekonomisë dhe lidhshmërisë rajonale”, shkroi kryeministri serb në rrjetet sociale.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danny devito dhe rhea perlman jetojne te ndare prej vitesh por nuk planifikojne te divorcohen 6a6cfddce7069
Lajmi i mëparshëm

Danny DeVito dhe Rhea Perlman jetojnë të ndarë prej vitesh, por nuk planifikojnë të divorcohen

Të fundit nga

ShkoLartë