Kryeministri pret që ndryshimet kushtetuese të votohen nga 120 deputetë

July 20, 2023
min lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret që në Kuvend të ketë një diskutim të frytshëm për amendamentet kushtetuese dhe që të 120 deputetët të kenë vizion dhe virtyt për të marrë një vendim që do të thotë integrim evropian i vendit. Ai informoi se Qeveria të martën menjëherë ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimet kushtetuese dhe se Kuvendi sipas procedurave fillimisht do të organizojë punën e Komisionit Kushtetues, e më pas seancën plenare.

Dimitar Kovaçevski, Kryeministër

“Pritshmëritë e mia janë që të ketë një diskutim të frytshëm, një debat konstruktiv dhe se do të ketë një konsensus ndërpartiak për të vazhduar rrugën tonë të integrimit evropian të vendit. Meqenëse ambasadori Gir është këtu, ai thotë shumë qartë se varet nga ne, nga vendimet që marrim, si dhe sa shpejt do të vazhdojmë dhe përfundojmë rrugën e integrimit evropian”.

Sipas kryeministrit, këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti.

Dimitar Kovaçevski, Kryeministër

“Besoj se këto janë ndryshime kushtetuese që nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti. Janë publikuar dje, nuk ka pasur asnjë koment negativ as në media e as askund. Ne jemi një shoqëri multietnike, multikonfesionale që është shembull i Evropës në miniaturë dhe mendoj se deputetët tanë, 120 në numër në Parlament, do të kenë vizionin, guximin dhe virtytin për të marrë një vendim , vendim ky që që do të thotë Integrim evropian i shtetit dhe sigurimi i një të ardhmeje më të mirë evropiane për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm”.

Për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, nevojiten dy të tretat e deputetëve, ose së paku 80 deputetë, por VMRO-DPMNE nuk e mbështet iniciativën dhe thotë se nuk do të votojnë për amendamentet kushtetuese me diktimin bullgar.

Dhe, me amendamentet, propozohet që në Preambulën e Kushtetutës të shtohen popujt bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.

Është planifikuar një tjetër ndryshim I kushtetutës për përbërjen e Komisionit për Marrëdhëniet Ndëretnike, i cili ndryshon numrin e anëtarëve dhe në vend të 19 anëtarëve aktualë, numri do të rritet në 43 anëtarë, me nga 16 anëtarë nga radhët e deputetëve në Kuvend (shqiptarë dhe maqedonas) dhe nga një deputet nga radhët e deputetëve turq, vlleh, rom, serb, boshnjak, bullgar, kroat, malazez, slloven, hebre dhe egjiptian.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gati një muaj më parë tha se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i gatshëm në çdo moment që të fillojë procedurën për ndryshime kushtetuese.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Horoskopi ditor, 20 Korrik 2023, cila do të jenë shenjat më me fat

Story i radhës

Në Angli s’pritet të ketë më ngritje të ashpër të normave të interesit

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë