Kryeministri për kërkesat e punonjësve shëndetësorë: “Kjo qeveri ka bërë shumë, kërkesat duhet të jenë në kuadër të mundësive”

E duke u përgjigjur për kërkesat e sindikatave të punonjësve shëndetësore, kryeministri Dimitar Kovaçevski, u shpreh se mund të ketë disa sindikata që mund të parashtrojnë gjithnjë kërkesa të reja, që sipas tij janë legjitime, megjithatë shtoi se kërkesat duhet vendosur edhe në bazë të asaj që kanë në dispozicion tatimpaguesit. Kjo sepse në fund të ditës, sipas Kovaçevskit, puna në shtëpitë e shëndetit paguhet nga Fondi Shëndetësor, i cili është në pronësi të atyre që paguajnë sigurim shëndetësor. Kryeministri përmendi se tashmë ka nënshkruar marrëveshje me Sindikatën përfaqësuese të punonjësve në shëndetësi dhe se është bërë shumë për këta të punësuar në krahasim me Qeveritë e kaluara.

“Do të thosha se duhet parë kërkesat që janë dhe në kuadër të mundësive, proceseve dhe procedurave, Ministria e Shëndetësisë të bisedojë për ato që mund të zbatohen. Megjithatë ajo që është bërë deri më tani dhe që është nënshkruar dhe realizuar gjer më tani, me të vërtetë është shumë më shumë nga ajo që është bërë në të kaluarën”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Lufta Izrael-Hamas ndikon në Panairin e Librit në Frankfurt

Story i radhës

Inteligjenca e Australisë: Konflikti Palestinë-Izrael mund të çojë në dhunë në vend

Të fundit nga