Kryeministri nuk do të marrë pagë më të lartë – LSDM: Mickoski premtoi ulje të pagave të funksionarëve

October 29, 2024
1 minut lexim


Qeveria nuk heq dorë nga rritja e pagave të funksionarëve për 78%, por do të punojë që ato të mos rriten në të ardhmen. Me përllogaritjen e re, funksionarëve në janar u takon rritje të re që lëviz nga 130 deri 330 euro.

Tani për tani është e pasigurt nëse kjo do të realizohet përmes ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Nga ana tjetër opozitarja LSDM akuzoi se Mickoski i opozitës nuk e njeh Mickoskin që është në pushtet.


Nga VMRO-DPMNE paraprakisht theksuan se qëllimi i tyre është që të përmirësohet standardi jetësor dhe në pyetjen nëse do ta anulojnë rritjen, u përgjigjën se punojnë që të mos ketë dallime të tilla në pagat. Përndryshe Gjykata kushtetuese vjet anuloi dy nene nga ligji për pagat dhe kompensimet e funksionarëve me çka u hap rruga për rritjen e pagave të mbi 1000 funksionarëve për 78%. Paga të ministrave arriti 115 mijë denarë ndërsa paga mesatare në vend është rreth 41 mijë denarë.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Edukimi mediatik nuk është vetëm aftësi por edhe domosdoshmëri, shteti të krijojë kushte për gazetarët që të sigurojnë informacione të besueshme

Story i radhës

Mjegulla vështirëson qarkullimin! Banorët: Kemi vështirësi çdo mëngjes, na janë shfaqur edhe probleme me frymëmarrjen

Të fundit nga

ShkoLartë