kryeministri mickoski pret dhjetera investime potenciale turke pas forumit te biznesit ne stamboll 6a3271e4b9a7e

Kryeministri Mickoski pret dhjetëra investime potenciale turke pas forumit të biznesit në Stamboll

June 17, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se pas forumit të biznesit në Stamboll, të mbajtur javën e kaluar, pret që në vend të realizohen disa dhjetëra investime potenciale turke, raporton Anadolu.

Siç theksoi Mickoski, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përcjellë se personalisht do të angazhohet për tërheqjen e sa më shumë investitorëve turq në Maqedoninë e Veriut.

“Si rezultat i forumit të biznesit, në periudhën që pason pres disa dhjetëra investime potenciale që do të operacionalizohen. Presidenti Erdogan më tha se personalisht do të angazhohet që sa më shumë investitorë turq të vijnë në Maqedoni (e Veriut), ndërsa detyra jonë është ta njohim këtë dhe të hapim vende të reja pune dhe ata që janë jashtë shtetit të përpiqemi t’i kthejmë në shtëpi përmes vendeve të reja të punës të krijuara dhe të paguara mirë”, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski, javën e kaluar mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut, të organizuar nga Bordi për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK) në Stamboll.

Ai, në fjalimin e tij në forum, ndër të tjera tha se i ftoi biznesmenët turq të investojnë në vend, duke porositur: “Dyert janë të hapura, mundësitë janë reale dhe ne mund ta ndërtojmë të ardhmen së bashku”.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

momente romantike dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit te duas dhe callum 6a326f3b5ab4b
Lajmi i mëparshëm

Momente romantike, dalin fotot tjera nga muaji i mjaltit të Duas dhe Callum

dimitrievski znam hyri ne qeveri per te parandaluar perseritjen e gabimeve te se kaluares 6a32732d1789a
Lajmi i radhës

Dimitrievski: ZNAM hyri në qeveri për të parandaluar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës

Të fundit nga

ShkoLartë