kryeministri mickoski per vizite pune ne emiratet e bashkuara arabe 67fcc8e923f85

Kryeministri Mickoski për vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe

April 14, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme Timço Mucunski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Igor Janushev, si dhe drejtori i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale Goce Dimovski, koordinatori nacional për turizëm Akkan Mahmut dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, janë në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takim me Presidentin e EBA-së dhe njëkohësisht udhëheqësin e Emiratit të Abu Dabit, Lartmadhërinë e Tij Sheikun Mohamed bin Zayed Al-Nahyan, me ftesën e të cilit po realizohet kjo vizitë në EBA.

Kryeministri Mickoski dhe delegacioni qeveritar do të zhvillojnë takim edhe me Lartmadhërinë e Tij Sheikun Mohamed bin Rashid Al Maktoum, udhëheqës i Dubait, zëvendëspresident dhe kryeministër i EBA-së.

Gjatë vizitës, janë planifikuar më shumë takime në nivelin më të lartë, si dhe takime me holdingun zhvillimor të Abu Dabit, me kompaninë shtetërore investuese Mubadala, si edhe me kompaninë shtetërore energjetike Masdar, si dhe takime me disa oda ekonomike, me qëllim shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, investime në agrobiznes, burime të rinovueshme të energjisë, turizëm, inovacione dhe teknologji moderne.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

java nis me ters per kater shenja te horoskopit tregoni kujdes me parate dhe shendetin 67fcc4ec085e2
Story i mëparshëm

Java nis me ters për katër shenja të horoskopit! Tregoni kujdes me paratë dhe shëndetin!

kryeministri mickoski per vizite ne emiratet e bashkuara arabe 67fcc8ee7e92e
Story i radhës

Kryeministri Mickoski për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Të fundit nga

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.
ShkoLartë