Kryeministri Mickoski e priti kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen

October 24, 2024
1 minut lexim

Shkup, 24 tetor – Kryeministri Hristian Mickoski e ka pritur para Qeverisë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është për vizitë shtetërore në kuadër të turneut nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Për momentin në Qeveri po mbahet takimi kokë më kokë i kryeministrit Mickoski dhe kryetares së KE-së, Fon der Lajen, pas së cilës do të mbahet takim bilateral ndërmjet dy delegacioneve.

Pas takimit, në Qeveri do të mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Mickoski dhe kryetares Fon der Lajen.

Sipas njoftimeve, gjatë vizitës në Shkup, Fon der Lajen do të ketë takim edhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni Evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t’i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.

Siç informoi dje zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së, Ariana Podesta, mu Plani për rritje, si dhe përparimi në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perënidmor do të jenë tema kryesore nët akimet e Fon der Lajenit me nikoqirët e saj gjatë turneut në rajon. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Teuta shkëlqen në shtëpi

Story i radhës

Perinski: Vendimi Kostadinovit dhe Jakimovskit dëmton pozitën e BNJVL-së

Të fundit nga

ShkoLartë