Kryeministri i Republikës së Kosovës,

i, dje pasdite në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryeministri Kurti tha se dialogu me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm. Ndërsa shtoi se takimi me Lord Wood of Anfield vjen pas bisedave që ka pasur përgjatë dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, njëra në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York e tjetra përmes telefonit nga Prishtina.
Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Kryeministri tha se tani, me institucione plotësisht funksionale, Qeveria e Republikës së Kosovës është e përqendruar te reformat dhe zhvillimi, me hapësirë më të madhe për bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, nga mbrojtja deri te Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Burimi: botasot.info


