sali ne bruksel takon gert jan koopman integrimi evropian duhet te sjelle mundesi konkrete per qytetaret dhe bizneset 6adba261026e3

Sali në Bruksel takon Gert Jan Koopman: Integrimi evropian duhet të sjellë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset

October 23, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Gert Jan Koopman, drejtor i përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, ku kanë diskutuar për avancimin e reformave dhe integrimin gradual të vendit në Bashkimin Evropian.

Përmes një njoftimi, Sali theksoi se procesi i integrimit evropian duhet të shoqërohet me përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset, si dhe me mbështetje të qëndrueshme nga institucionet evropiane.

“Integrimi evropian duhet të sjellë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona”, deklaroi Sali, duke nënvizuar rëndësinë e pjesëmarrjes më të madhe të Maqedonisë së Veriut në politikat dhe programet e BE-së.

Ai shtoi se përkushtimi i vendit ndaj reformave duhet të ecë paralelisht me mundësi më të mëdha për përfshirje në mekanizmat evropianë.

Sali bëri të ditur se institucionet do të vazhdojnë angazhimin për ta bërë perspektivën evropiane gjithnjë e më të prekshme, me synimin e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta ne moshe te re artistja nga kosova 6adb8792a4eb4
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja nga Kosova

kryeministri kurti u takua me lord wood of anfield 6adba2c2e24d3
Lajmi i radhës

Kryeministri Kurti u takua me Lord Wood of Anfield

Të fundit nga

ShkoLartë