Kryeministri Kurti, reagon pas përmbytjeve në Slloveni dhe Austri: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut në Slloveni dhe Austri.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri.

Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti.

Story i mëparshëm

Shiu largoi pushuesit, plazhe bosh në bregdetin shqiptar

Story i radhës

Talenti i Ajax drejt transferimit në Premier

Të fundit nga