Kryeministri Kurti reagon pas njohjes së pasaportave nga Armenia – ka këto fjalë!

December 20, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije që Armenia nga sot e njohë pasaportën e Republikës së Kosovës.

Kurti thotë më tej që pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarish, përcjell “Bota sot”.

Në fund, ai uron qytetarët e vendit duke përgëzuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Postimi i plotë

Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U plagos gabimisht në atentatin që iu bë Kejvin Hajrullës, 35-vjeçari: Mendova se ishin fishekzjarrë, kur pashë…

Story i radhës

Ministri i Ekonomisë: Qytetarët duhet të raportojnë çdo parregullsi mbi çmimet

Të fundit nga

ShkoLartë