Kryeministri Kurti priti në takim Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

May 27, 2022
1 minut lexim

Krijimi i hapësirave të reja për bashkëpunim në turizëm ishin në qendër të takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për të rritur angazhimin institucional për aktivitete të reja të përbashkëta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në shërbim të  produkteve të reja turistike, ku do të përfshiheshin asetet më të rëndësishme turistike të të dy vendeve.

Organizimi i planifikuar i konferencës “Turizmi i përbashkët Kosovë – Shqipëri” u vlerësua si mundësi për konkretizimin e nismave të përbashkëta.

U theksuan potencialet për investime, duke marrë parasysh pozitën e favorshme gjeografike në rajonin e Ballkanit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dendias: Memorandumet me Shkupin do të ratifikohen kur këtë do ta lejojë interesi nacional dhe programi i Kuvendit të Greqisë

Story i radhës

Haradinaj sulmon Kurtin: Zyrtarët e VV, duan të blejnë prona

Të fundit nga

Isak kërkohet nga klubi i madh

Klubi italian, Inter raportohet se e dëshiron qendërmbrojtësin e Atalantës, Isak Hien. Kampionët në fuqi të Italisë, besojnë se Hien është lojtar ideal për ta zëvendësuar Francesco Acerbin, i cili po përballet
ShkoLartë