Ekipet e volejbollit nga Kosova dhe Shqipëria po ofrojnë ndeshje fantastike në kuadër të Ligës së përbashkët mes dy shteteve “Gjergj Kastrioti”.
Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur finalja në konkurrencën e femrave, ku u përballën ekipi “Skenderaj” nga Kosova dhe ekipi “Skënderbeu” nga Korça.
Për të parë nga afër këtë ndeshje të pranishëm ishin edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, kryetari i Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, trajnerë, sportistë dhe sportdashës.
Fitues në këtë garë dolën ekipi nga Korça.