Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në mëngjes ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e ri të Republikës së Bullgarisë, Nikolaj Denkov.
Kryeministri Kovaçevski e uroi kryeministrin bullgar Denkov për mandatin e tij dhe i uroi Qeverisë së sapozgjedhur që ai të udhëheqë punë të suksesshme.
Në bisedë u shpreh pritshmëria e të dyja palëve, për bashkëpunim të mirë ndërqeveritar, në interes të qytetarëve dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Ata diskutuan për rëndësinë e promovimit të retorikës pozitive që kontribuon në besimin reciprok, si dhe vazhdimin e dinamikës në agjendën dypalëshe dhe takimet mes ministrave në qeveri që do të kontribuojnë në arritjen e rezultateve konkrete dhe të dukshme për qytetarët.
Vlerësimi i përbashkët është se nevojitet një qasje konstruktive dhe bashkëpunim i mëtutjeshëm, për të cilin të dy kryeministrat kanë besim se këtë e presin qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por edhe rajoni, Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.