Kryeministri Kovaçevski ftoi në takim liderët e partive politike parlamentare

November 2, 2022
1 minut lexim

Kreu Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, do t’ju dërgojë ftesë partive politike parlamentare për takim të liderëve, që pritet të ndodhë më 07.11.2022 (e hënë), në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Takimi i thirrur nga Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, organizohet me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe për vendimet që në periudhën e ardhshme duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ftesa drejtuar kryetarëve të partive politike parlamentare do t’u dërgohet sot.

Pritet të shihet nëse liderët do ta pranojnë ftesën e kryeministrit.

Ndryshe, Parlamenti do të duhet mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Kjo nuk dihet se si do të ndodhë, pasi pushteti nuk ka numra, ndaj kjo është edhe arsyeja e ftesës së kryeministrit për takim liderësh.

Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese. ASH paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme, do të prezantojë pakon e kushteve për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

171 gjoba në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Story i radhës

4 shenjat e Horoskopit që do ta kenë shumë të vështirë në nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë