Kryeministri informon për një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm në Drenas/ Ja për çka e ka fjalën

min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka informuar sot për një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili u bë vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Kurti ka treguar se Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.

“Një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm u bë vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.

Gjatë hulumtimit u gjet Altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).

Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, ka treguar Kurti në Facebook.

Tutje, ai ka falenderuar ekipin e ekspertëve , të përbërë nga arkeologët Shafi Gashi dhe Sali Islami dhe skicografin Arbnor Morina, që sipas tij kanë bërë punë të kujdesshme dhe për këtë kontribut të çmueshëm.

Postimi i plotë:

Story i mëparshëm

Si do të jetë secila nga shenjat përgjatë muajit korrik?

Story i radhës

Berisha: 11 korriku është dita kundër krimeve kundër njerëzimit të kryera mbi shqiptarët nga Edi Rama

Të fundit nga