Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, i ka thënë ushtrisë që të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin” pasi protestuesit sulmuan zyrën e tij të mërkurën.
Wickremesinghe është emëruar në detyrë president nga presidenti Gotabaya Rajapaksa, i cili është arratisur nga vendi.
Por vendimi për ta lënë atë në krye shkaktoi protesta të mëtejshme duke kërkuar që edhe kryeministri të largohej.
Shri Lanka ka vuajtur nga kriza e saj më e keqe ekonomike në dekada, shkruan BBC.
Shumë fajësime janë hedhur ndaj administratës Rajapaksa për krizën dhe Wickremesinghe shihet si pjesë e problemit pasi u bë kryeministër në maj.
Të mërkurën, për herë të dytë në më pak se një javë, protestuesit hynë në një ndërtesë shtetërore shumë të sigurt, këtë herë ishte kryeministria.