kryeministri i serbise vuceviq per vizite ne vend eshte paralajmeruar nenshkrimi i memorandumit per bashkepunim ne energjetike 6703867961967

Kryeministri i Serbisë Vuçeviq për vizitë në vend, është paralajmëruar nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në energjetikë

October 7, 2024
1 minut lexim

Shkup, 7 tetor – Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq sot, me delegacion qeveritar, do ta vizitojë vendin. Vuçeviqi do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski.

 Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të vizitës do të mbahet takimi tet-a-tet mes kryetarëve të qeverive të të dyja vendeve, ndërsa më pas edhe takimi plenar mes dy delegacioneve, pas çka do të pasojë nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim mes Ministrisë së Maqedonisë për Energjetikë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministrisë serbe të Minierave dhe Energjetikës.

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët e Mickoskit dhe Vuçeviqit.

Sipas Qeverisë së Serbisë, Vuçeviqi do të ketë takim edhe me përfaqësues të shoqatave serbe, shoqërive kulturore-artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe të cilat punojnë në Maqedoninë e Veriut.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

humbja e dy penalltive fonseca reagon ashper sduhet te ndodh kurre me 6703845d84773
Story i mëparshëm

Humbja e dy penalltive, Fonseca reagon ashpër: S’duhet të ndodh kurrë më

ermal fejzullahu nuk besoj kurre qe elvana gjata eshte tutore e femrave ne dubai 67038ee8f3fd0
Story i radhës

Ermal Fejzullahu: Nuk besoj kurrë qe Elvana Gjata është tutore e femrave në Dubai

Të fundit nga

ShkoLartë