Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

September 22, 2023
1 minut lexim

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i tha të premten presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që të mos “fyente” polakët, duke mbajtur retorikë të ashpër ndaj Kievit, pasi presidenti polak kishte kërkuar të qetësonte tensionet për importet e grurit.

Polonia vendosi javën e kaluar të zgjasë një ndalim për importet e grurit ukrainas, duke tronditur marrëdhëniet e Kievit me një fqinj që është parë si një nga aleatët e saj më të vendosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar, shkruan Reuters.

Zelensky zemëroi fqinjët e tij kur i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork se Kievi po punonte për të ruajtur rrugët tokësore për eksportet e drithit, por se “teatri politik” rreth importit të drithërave po ndihmonte vetëm Moskën.

“Dua t’i them presidentit Zelensky që të mos ofendojë më kurrë polakët, siç bëri kohët e fundit gjatë fjalimit të tij në OKB,” citohet të ketë thënë kryeministri Mateusz Morawiecki nga agjencia shtetërore e lajmeve PAP.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A do të bëhet PDE-ja, pjesë e Qeverisë apo do të bashkëpunojë me opozitën, flet Arjanit Hoxha

Story i radhës

Buffon ndjek kurs për drejtor sportiv

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë