Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nesër zhvillon një vizitë në Shqipëri.
Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull.
Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti, por u anulua për shkak të kushteve atmosferike, raporton portali grek Ekathimerini, përcjell Klankosova.tv.
Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku foli për raportet e mira mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.