Kryeministri i Gjeorgjisë: Lufta në Ukrainë është problemi më i madh që prish rendin botëror

min lexim

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, tha se lufta e Rusisë në Ukrainë e përmbysi rendin botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij në hapjen e Konferencës së Ambasadorëve 2022 të mbajtur në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Garibashvili vlerësoi zhvillimet rajonale dhe globale të këtij viti.

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Garibashvili tha: “Agresioni i padrejtë ushtarak i Rusisë, lufta në Ukrainë është problemi më i madh që prish rendin botëror dhe është ngjarja më e rëndësishme e vitit”.

Duke thënë se konfliktet në Ukrainë përbëjnë një kërcënim për të gjithë rajonin, Garibashvili tha: “Dëshira jonë është që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo luftë kërcënon arkitekturën e sigurisë jo vetëm të Ukrainës, por edhe të gjithë Evropës dhe rajonit tonë”.

“Ne përsërisim mbështetjen tonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha Garibashvili.

Kryeministri Garibashvili deklaroi se vendi i tij shënoi rritje ekonomike dyshifrore këtë vit, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe problemeve ekonomike në mbarë botën.





Story i mëparshëm

Gresa tregon si e kuptoi që spanjolli që i pëlqente e gënjente

Story i radhës

Zjarr në zonën e Moravës, dyshohet i vendosur qëllimisht

Të fundit nga