Kryeministri britanik: Kombet e G7-tës do të nënshkruajnë paktin afatgjatë të sigurisë për Ukrainën

July 12, 2023
min lexim

Një kuadër ndërkombëtar për marrëveshjet afatgjata të sigurisë së Ukrainës pritet të miratohet nga vendet e G7-tës në margjinat e samitit të NATO-s, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, u theksua se anëtarët e G7-tës do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, e cila do të përcaktojë “si aleatët do të mbështesin Ukrainën gjatë viteve të ardhshme për t’i dhënë fund luftës, si dhe për të penguar dhe për t’iu përgjigjur çdo sulmi të ardhshëm”.

Në deklaratë thuhet se është hera e parë që kaq shumë vende kanë rënë dakord për një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjate të sigurisë së këtij lloji me një vend tjetër.

“Nënshkruesit e deklaratës së përbashkët do të ofrojnë angazhime afatgjate dhe dypalëshe të sigurisë për Ukrainën, me synimin për të ndërtuar një Ukrainë që mund të mbrojë sovranitetin e saj territorial si sot ashtu edhe në të ardhmen”, theksoi deklarata.

Më tej, thuhet se Mbretëria e Bashkuar është e zëshme për “mbështetjen e saj të fortë” për Ukrainën dhe ishte vendi i parë i G7-tës që i dha Ukrainës tanket kryesore të betejës dhe raketat me rreze të gjatë veprimi.

“Ne gjithashtu kemi qenë të rëndësishëm në krijimin e koalicionit të ri ndërkombëtar për t’i siguruar Ukrainës aftësi ajrore luftarake. Ne nuk mund të shohim kurrë një përsëritje të asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe kjo deklaratë ri-konfirmon angazhimin tonë për t’u siguruar që ajo të mos lihet kurrë e cenueshme ndaj llojit të brutalitetit që Rusia ka shkaktuar përsëri ndaj saj”, tha Sunak.

Në gjashtë muajt e fundit, thuhet në deklaratë, Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka zgjeruar programin e saj të trajnimit ushtarak për rekrutët ukrainas. Ky program ka trajnuar mbi 19 mijë ushtarë deri më sot dhe trajnimi për pilotët ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojë në verë.

“Pas deklaratës së përbashkët të sotme, partnerët do të ofrojnë më shumë pajisje mbrojtëse, do të rrisin dhe do të përshpejtojnë shkëmbimin e inteligjencës, do të forcojnë mbështetjen për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike dhe hibride, do të zgjerojnë programet e trajnimit dhe stërvitjen ushtarake, si dhe do të zhvillojnë bazën industriale të Ukrainës. Nënshkruesit do të përcaktojnë detajet e angazhimeve të tyre afatgjate ndaj Ukrainës pas kornizës së shpallur sot”, thuhet në deklaratë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan u takua me kryeministrin Rama në Lituani

Story i radhës

Rama takon Macronin, presidenti francez po përgatitet të vizitojë Tiranën

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë