Kryemadhi për SPAK: Le të bëjnë partinë e prokurorëve

October 22, 2024
1 minut lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po kryen hetime pasurore vetëm për deputetët e opozitës.

Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Kryemadhi u shpreh se nëse SPAK ka urrejtje për politikën dhe i trajton të gjithë njësoj, le të bëjë partinë e prokurorëve.

“Hetim pasuror ka ndaj deputetëve opozitarë. Keni parë ju ndonjë deputet nga PS për hetim pasuror? Kanë urrejtje për politikën? Le të bëjnë partinë e prokurorëve. Del ti dhe shpif? Kush je ti që gënjen?

Aty shkruan dyshohet për hetim. Kur gënjen ti, si mund të pretendoj unë që ti ia fut kot. Se kur gënjen SPAK, është e ndërtuar filizofia, hajde t’i bëjmë pis, të gjithë janë njësoj, por kush ka para, mbyll gojën në Uashington, në Bruksel, ambasadave. Morali i lajmit, kjo është”, theksoi ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshimet Kushtetuese, Taravari: Të gjithë nga pak do ta ndihmojmë procesin, që deri në fund të vitit t’i fillojmë ndryshimet kushtetuese 

Story i radhës

Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të VV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime

Të fundit nga

ShkoLartë