Kryediplomatja e Gjermanisë: BE-ja do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

February 25, 2022
1 minut lexim

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se Bashkimi Evropian do të sanksionojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

“Ne tani listojmë gjithashtu Presidentin e Republikës z. Putin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Lavrov,” u tha Baerbock gazetarëve gjatë rrugës së saj për në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, shkruan CNN.

“Ata janë përgjegjës për faktin se në Ukrainë vdesin njerëz të pafajshëm, ata janë përgjegjës për faktin se sistemi ndërkombëtar është nëpërkëmbur dhe ne si evropianë nuk e pranojmë këtë”.

Të enjten, BE njoftoi një sërë sanksionesh kundër Rusisë, për të cilat shefja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen tha se do të rriste kostot e huamarrjes së Rusisë, do të rriste inflacionin dhe do të “gërryente gradualisht bazën industriale të Rusisë”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa e veshur në të zeza fotografohet në New York

Story i radhës

Pse pikërisht në Minsk kërkesa e Rusisë për takim? Ç’ndodhi në kryeqytetin bjellorus më 2014

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë