Kryediplomatja bullgare do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Türkiye javën e ardhshme

August 19, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Jashtme bullgare Mariya Gabriel do të zhvillojë vizitë zyrtare në Türkiye më 22 gusht për bisedime, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologia e tij Mariya Gabriel do të diskutojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe marrëdhëniet Türkiye-BE, tha ministria në një deklaratë.

Ministrat do të shkëmbejnë mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, njoftohet më tej.

Duke pasur marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore, Türkiye ka mbështetur integrimin e Bullgarisë në institucionet euroatlantike.

Bullgaria u bashkua me NATO-n në vitin 2004 dhe u bë anëtare e BE-së në vitin 2007.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Wagner ende përdor Facebook-un për të rekrutuar luftëtarë, pavarësisht se Meta tha se përmbajtje të tilla do të hiqen

Story i radhës

Zjarret në qarkun e Vlorës, ministri Balla: Vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Të fundit nga

ShkoLartë