Kryediplomati ukrainas: Hyrja e Kievit në BE dhe NATO nuk duhet të shihet si “bamirësi” ose “shpërblim”

March 13, 2023
min lexim

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, ka deklaruar se hyrja e Kievit në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO nuk duhet të shihet si “bamirësi” ose “shpërblim”, por si diçka në “interesin më të mirë pragmatik të komunitetit evropian”, transmeton Anadolu.

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE dhe NATO do të garantojë paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Nga ana tjetër, shtimi i më shumë paqartësive do të ishte tepër i pamatur. Zgjidhjet gjysmake, si mbajtja e Ukrainës në sfond ose në dhomën e pritjes, do të rezultonin pa ndryshim në agresionin e ri rus, i cili nuk është në interesin e mirë të Evropës”, tha Kuleba gjatë një fjalimi në Samitin Oksford-Ukrainë të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar.

Kuleba tha se nuk është e nevojshme të merret në konsideratë ajo që thotë Rusia, sepse presidenti rus, Vladimir Putin, ka “mbaruar” dhe ka hedhur “të gjitha kartat e tij në tavolinë”. Ai theksoi se Ukraina duhet të triumfojë pavarësisht kësaj, për të garantuar që “Moska të mos shpërblehet për atë që ka bërë”.

Shefi i diplomacisë ukrainase po ashtu theksoi se siguria e Ukrainës dhe më gjerë e Evropës është e “pandashme”, duke pretenduar se reputacioni, besueshmëria dhe ndikimi i NATO-s dhe BE-së do të kishin arritur “nivelin më të ulët historik” nëse Kievi do të humbte në ditët e para të luftës Rusi-Ukrainë.

“Nuk duhet të ketë asnjë ngatërresë që një Moskë e guximshme do të kërkonte objektiva të reja. Moldavia, Ballkani, Evropa Qendrore dhe vendet baltike. Putin nuk do të ndalej në Ukrainë. Kështu që është e qartë se sa e lidhur është siguria e Ukrainës me atë të Evropës”, tha Kuleba.

Ai gjithashtu theksoi se partnerët e Ukrainës po bëhen “gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm” për këtë, gjë për të cilën ai tha se reflektohet me mbështetjen e tyre ushtarake “të pa mendueshme pak më shumë se një vit më parë”.

“Është premtuar shumë, por duhet të vijë sa më parë për t’i dhënë Ukrainës një avantazh vendimtar. Nuk duhet të ketë asnjë tabu për t’i dhënë Ukrainës çfarëdo lloj arme. Gijthçka, përfshirë aviacionin luftarak, duhet t’i ofrohet Ukrainës”, shtoi ai.

Dje, Kuleba tha se nuk pret që Kievi të marrë avionë luftarakë “së shpejti” për shkak të vështirësive logjistike dhe teknike.

Pas sigurimit të dorëzimit të tankeve luftarake në muajin janar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka kërkuar nga Perëndimi avionë luftarakë për të mbrojtur qiellin e tij kundër sulmeve ruse, një kërkesë e përjashtuar zyrtarisht tani për tani nga vendet si SHBA-ja dhe Gjermania.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Ramadani sjellë në Kosovë medaljen e artë evropiane të atletikës: Synoj të jem kampion Evrope dhe bote

Story i radhës

​ShSKUK: Pandemia e COVID-19 ka testuar qëndrueshmërinë e sistemeve shëndetësore

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë