Ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu.
Këtë e bëri të ditur Çavuşoğlu nëpërmjet një postimi në Twitter.
Çavuşoğlu njoftoi se u takua me homologun e tij rus Lavrov në New Delhi në margjinat e G20.
“E falënderuam përsëri për ndihmat e tërmetit. Trajtuam zhvillimet e fundit në rajonin tonë”, shkroi ai.