Kryediplomati suedez: Mbetja e Suedisë jashtë NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në afat të shkurtër

March 17, 2023
1 minut lexim

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Tobias Billstrom, ka deklaruar se mbetja e Suedisë jashtë NATO-s nuk do të ndryshojë asgjë në afat të shkurtër, raporton Anadolu.

Billstrom në një konferencë për media komentoi vendimin e Türkiyes për të ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Finlandës, një veprim që ai e konsideroi të pritur, por të padëshiruar.

“Por ne jemi të përgatitur”, tha ai.

Billstrom shtoi se anëtarësimi së pari i Finlandës në NATO nuk do të ndikojë shumë Suedinë në afat të shkurtër.

“Ne kemi dashur të anëtarësohemi së bashku. Nëse procesi zgjat shumë, është e vërtetë se shumë gjëra do të ndryshojnë. Derisa Finlanda do të ishte më e integruar në NATO, Suedia do të lihet jashtë”, tha Billstrom.

Duke theksuar se Finlanda ka përmbushur shqetësimet e sigurisë së Türkiyes, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, tha se, “Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e miratimit të protokollit të anëtarësimit në NATO të Finlandës”.

Megjithatë, mbi procesin e Suedisë, Erdoğan tha se procesi “do të lidhet drejtpërdrejt me hapat konktrete që do të ndërmarrë Suedia”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë duhet të dini kur merrni një dërgesë postale me vlerë të ulët nga jashtë për në Maqedoni

Story i radhës

Kurti: Me Maqedoninë e Veriut kemi raporte të shkëlqyeshme

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë