kryediplomati rus takimi i dyte i normalizimit rusi shba do te zhvillohet ne stamboll 67ec2c2b1ceb5

Kryediplomati rus: Takimi i dytë i normalizimit Rusi-SHBA do të zhvillohet në Stamboll

April 1, 2025
1 minut lexim

Rusia ka njoftuar se takimi i saj i dytë me SHBA-në për normalizimin e marrëdhënieve do të zhvillohet në Stamboll.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, nuk dha një datë të saktë për takimin, por përmendi se presidenti Vladimir Putin kërkoi nga ai dhe ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, për një informim mbi përparimin në bisedimet me SHBA-në për çështjen e Ukrainës, transmeton AA.

Lavrov theksoi se Rusia dhe SHBA-ja aktualisht janë fokusuar në tre tema, respektivisht në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë aktualisht duke u marrë me një moratorium mbi sulmet që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike, rivendosjen e Iniciativës së Drithërave të Detit dhe largimin e “irrituesve” në lidhjet dypalëshe.

Sipas shefit të diplomacisë ruse, këta “irritues” pengojnë ndjeshëm funksionimin e ambasadës ruse në Washington dhe ambasadës amerikane në Moskë.

“Në Istanbul u zhvillua një takim dhe tani është duke u përgatitur një takim i dytë. Ndërkohë, komunikimi vazhdon përmes telefonave dhe video-konferenca”, theksoi ai.

Lavrov tha se “problemet e ambasadave” datojnë që nga administrata e Barack Obama e viteve 2009-2017, drejtpërdrejtë para mandatit të parë të administratës së Donald Trumpit.

“Unë përmbahem nga parashikimet, përparim i dukshëm është arritur, duke reflektuar vendosmërinë e partnerëve tanë amerikanë për të eliminuar këto pengesa krejtësisht të papranueshme për funksionimin normal të diplomacisë në kryeqytetet e njëri-tjetrit”, tha ai.

Më 27 shkurt, delegacionet ruse dhe amerikane u takuan në rezidencës e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Istanbul për të diskutuar mbi operacionet e ambasadave të tyre përkatëse në kuadër të përpjekjeve dypalëshe.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

flamurtari hap dyert e stadiumit dhe ben thirrje per tifozet 67ec28a9ed971
Story i mëparshëm

Flamurtari hap dyert e stadiumit dhe bën thirrje për tifozët

mendimi per motin vransira e lokalisht reshje te dobeta shiu diten e merkure 67ec2cdc4e576
Story i radhës

Mendimi për motin: Vransira e lokalisht reshje të dobëta shiu ditën e mërkurë

Të fundit nga

Tirana eliminon Partizanin

Tirana është finalistja e dytë e play off-it në basketboll për femra. Bardheblutë e trajneres Mirza Alibegaj fituan 86-82 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë