Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq Radman në konferencën e sotme për shtyp në Shkup lavdëroi punën e kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përcjell TV21. Grliq Ramadan tha se qytetarët e vendit nuk duhet të brengosen, pasi elita politike kujdeset për interesat kombëtar të vendit.
“Është një politikan serioz. Një diplomat i dashur, i mençur dhe i qetë që shihet mirë edhe në formatet evropiane, në forume, kur takohemi. Keni një elitë politike këtu në Maqedoninë e Veriut që fillimisht edhe kujdeset për interesat tuaja kombëtare…kjo është nga aspekti im, dhe për perspektiven Evropiane”, tha Grliq Radman duke shtuar se është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut është e dukshme në skenën ndërkombëtare.