Kryediplomati iranian thotë se do t’i përgjigjen Izraelit në mënyrë “të matur”

November 5, 2024
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Iranit përsëriti se shteti i tij nuk kërkon përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme, por rezervon të drejtën që të mbrojë veten kundër sulmit Izraelit me një përgjigje “të matur dhe të kalkuluar”.

Zyrtarët iranianë kanë intensifikuar kërcënimet se do të kryejnë një sulm të ri kundër Izraelit, pasi më 26 tetor Izraeli sulmoi Republikën Islamike, duke shënjestruar bazat ushtarake dhe lokacione të tjera dhe duke vrarë të paktën pesë persona.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, duke folur në një konferencë për media gjatë vizitës në Pakistan, tha se “për dallim nga regjimi izraelit, Republika Islamike e Iranit nuk kërkon përshkallëzim”.

“Ne rezervojmë të drejtë tonë legjitime për mbrojtje, sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, dhe ne sigurisht do të përgjigjemi ndaj agresionit izraelit në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur. Do të përgjigjemi në një mënyrë të matur dhe të kalkuluar”, tha ai.Sulmi i Izraelit ishte hakmarrës ndaj breshërisë së raketave dhe dronëve që Irani lëshoi drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm iranian po ashtu ishte hakmarrës, pasi në Damask të Sirisë ishin vrarë udhëheqës ushtarakë të grupeve që mbështeten nga Irani dhe një komandant i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë rritur, teksa Izraeli po vazhdon luftën kundër dy grupeve në Gazë dhe Liban, që mbështeten nga Irani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stoilkoviq: Duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, ne po japim kontributin tonë në ruajtjen dhe edukimin e veçorive kulturore të komunitetit rom

Story i radhës

Rrezi përplaset me ish burrin e Drenushës

Të fundit nga

ShkoLartë