Kryediplomatët e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë dënojnë përpjekjen e Koresë së Veriut për dërgimin e satelitit

August 25, 2023
1 minut lexim

Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë dënuan përpjekjen e Koresë së Veriut për të vendosur satelit në orbitë duke përdorur teknologjinë e raketës balistike, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti amerikan i Shtetit, njoftohet se sekretari Antony Blinken zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij japonez, Hayashi Yoshimasa, dhe atë koreanojugor, Park Jin.

Ministrat theksuan se dënojnë fuqishëm përpjekjen e Koresë së Veriut për të vendosur satelit në orbitë duke përdorur teknologjinë e raketës balistike.

Theksohet se kjo përpjekje nënkupton shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se Koreja e Veriut ndikon negativisht destabilizimin e rajonit.

Po ashtu, komunitetit ndërkombëtar i bëhet thirrje që të veprojë së bashku me qëllimin për të parandaluar aktivitet furnizuese dhe të ardhurat kundër armëve të paligjshme të shkatërrimit në masë dhe programeve raketore balistike të Koresë së Veriut.

Ministrat njoftohet se riafirmuan se do të vazhdojnë negociatat trepalëshe të ngushta përballë veprimeve të Koresë së Veriut.

Ndër të tjera theksohet se Blinken rikonfirmoi angazhimet e SHBA-së për mbrojtjen e Japonisë dhe Koresë së Jugut.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prezantohen logoja, trajneri dhe afrimet e fundit

Story i radhës

Kremlini: Pretendimet për përfshirjen ruse në vdekjen e shefit të Wagnerit janë “gënjeshtra absolute”

Të fundit nga

ShkoLartë