Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të dielën, më 13 prill do të organizojë një darkë jozyrtare me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj darke pune ministrat do të trajtojnë çështje kyçe që lidhen me integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe sfidat aktuale të sigurisë e bashkëpunimit rajonal.
“Gjatë një drekë pune, ministrat do të diskutojnë se si të avancojnë angazhimin e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Kallas, të hënën do t’i informojë ministrat e Jashtëm të BE-së, për zhvillimet më të fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim, Kallas dhe ministrat do diskutojnë edhe mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e Ballkanit Perëndimor, e ku në fokus do të jenë mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përballë sfidave politike, si dhe për të nxitur stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Përveç kësaj, ashtu edhe siç bëhet e ditur në njoftim, ministrave, Kallas do t’u flasë edhe për vizitën e saj të fundit në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Burimi: botasot.info