Kryedemokrati Lulzim Basha firmos peticionin për dekomunistizimin dhe drejtësinë

February 20, 2022
1 minut lexim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka firmosur këtë të dielë peticionin e Dekomunistizimit, një nismë kjo e iniciuar nga Instituti për Demokraci për Media e Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

I shoqëruar nga disa të rinj, Basha firmosi peticionin në një nga tendat e vendosura pranë sheshit Skënderbej.

Peticioni për Dekomunistizimin dhe drejtësi do t’i dorëzohet më pas Kuvendit të Shqipërisë. Në përmbajtjen e saj, ajo ka kërkesa specifike mbi miratimin e një kuadri ligjor që ndalon propagandën, vettingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve, rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve, rishqyrtimin e kurrikulave mësimore, etj.

“Regjimi komunist në Shqipëri ushtroi dhunë të egër, të vazhdueshme, në dëm të jetës dhe lirisë së qytetarëve shqiptarë. Mbi 6.000 persona u ekzekutuan, u vranë ose vdiqën në burgje. Rreth 35.000 burra e gra u burgosën, dhjetëra mijëra të tjerë u dëbuan dhe internuan. Trupat e të ekzekutuarve, të vrarëve ose të vdekurve në burg nuk iu kthyen kurrë familjeve, por u varrosën në vende të paidentifikuara: një pjesë e mirë e tyre nuk janë gjetur ende! Ne shprehim respektin më të thellë për secilën viktimë të regjimit komunist shqiptar dhe ndihemi në faj që edhe sot, pas 31 vjetësh, kjo tragjedi nuk është zbardhur siç duhet dhe dhunimi masiv i të drejtave të njeriut nuk është dënuar”, thuhet ne peticion.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Juventus me probleme

Story i radhës

​Moti gjatë kësaj jave

Të fundit nga

ShkoLartë