Kryebashkiaku i Moskës anuloi sot të gjitha ngjarjet masive në kryeqytetin rus në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve me grupin paraushtarak Wagner, transmeton Anadolu.
“Në Moskë është sjellë një regjim operacioni kundër terrorizmit. Në këtë drejtim, ngjarjet masive të paralajmëruara më parë janë anuluar në qytet”, tha Sergey Sobyanin në një deklaratë në Telegram.
Më herët sot, Sobyanin tha se automjete të blinduara do të qarkullojnë në rrugët e Moskës për shkak të rritjes së masave të sigurisë.
Rusia ka akuzuar shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, për nxitje të një rebelimi pasi forcat e tij në Ukrainë kaluan në qytetin rus të Rostovit.
Tensionet midis Kremlinit dhe Wagnerit u rritën pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulm ndaj mercenarëve të tij.
Rusia i mohoi këto pretendime dhe lëshoi urdhra arresti për Prigozhinin.
Prigozhin në muajt e fundit e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për mosfurnizim me armë të mjaftueshme për grupin paraushtarak.