Kryebashkiaku i Kievit thotë se civilët nuk duan të largohen

Njerëzit në kryeqytetin e Ukrainës duan të qëndrojnë për të mbrojtur qytetin e tyre, ka thënë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Duke folur me korrespondentin tonë special Alex Craëford në Kiev, ai tha se “të gjithë janë të zemëruar” dhe “ata nuk duan të largohen“, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

I pyetur se si njerëzit mund të mbrohen kundër sulmeve të bombardimeve, ai u bëri thirrje civilëve që të kalojnë kohën e tyre në bunkerë nëse është e mundur.

Ne po luftojmë të gjithë së bashku për vlerat tona”, tha ai.

Z. Klitschko tha se rreth 50 njerëz u evakuuan nga një ndërtesë apartamentesh e djegur në Kiev, shumë prej tyre u plagosën,  pas bombardimeve këtë mëngjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rama: I kam kërkuar OSHEE-së që në fatura t’iu vijë edhe shuma që paguan shteti për ju

Story i radhës

Gjërat që nuk dinit për 6 shenjat e horoskopit

Të fundit nga