Kryebashkiaku i Kievit njofton për sulme në kryeqytet

March 28, 2023
1 minut lexim

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, njoftoi se në qytet kanë ndodhur shpërthime, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se u dëgjuan shpërthime në rrethet Obolonskyi dhe Sviatoshyn. “Një zjarr shpërtheu në një ndërtesë dyqani në lagjen Sviatoshyn”, theksoi ai.

Duke thënë se zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në pikat ku kanë ndodhur shpërthimet, Klitschko theksoi se sipas informacioneve të disponueshme, nga shpërthimet nuk ka pasur humbje jete.

Në deklaratën e bërë nga Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit, thuhet se sistemet e mbrojtjes ajrore po funksiononin në kryeqytet.

Sipas mediave ukrainase, në mesnatë janë kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) në Kiev dhe disa rajone.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski kritikon Deharin: Nuk e kanë zgjedhur për kryetar vetëm qytetarët e një etnie

Story i radhës

Greqia më 21 maj mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Të fundit nga

ShkoLartë