Kryebashkiakja e Chicagos humb garën për rizgjedhje në shtetin amerikan Illinois

March 1, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Bashkisë së Chicagos, Lori Lightfoot, humbi garën për rizgjedhje në shtetin amerikan Illinois të martën në mbrëmje, e cila përfundoi në vendin e tretë me 16.89 për qind të votave nga 98 për qind të rezultateve nga qendrat e votimit, raporton Anadolu.

Kundërshtarët e saj, ish-drejtori i shkollave publike të Chicagos, Paul Vallas dhe udhëheqësi i sindikatës së mësuesve të Chicagos, Brandon Johnson, do të shkojnë në balotazh më 4 prill për të përcaktuar se kush do të bëhet kryetari i ardhshëm i Chicagos, i cili ndryshe njihet edhe si Windy City (qyteti me erë).

Vallas mori 33.95 për qind të votave ndërsa Johnson 20.32 për qind.

“Natyrisht, nuk i fituam zgjedhjet. Por, unë qëndroj këtu me kokën lart dhe me zemrën time plot falënderime”, tha Lightfoot në fjalimin e saj, sipas “Chicago Sun-Times”. “Ju nuk do të definoheni nga mënyra se si bini, por do të definoheni nga ajo sesa shumë punoni dhe sa bëni për njerëzit e tjerë”.

Lightfoot ishte gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë që pranoi haptas se ishte homoseksuale që shërbeu si kryetare e Chicagos.

E pyetur nëse ishte trajtuar padrejtësisht për shkak të racës dhe gjinisë së saj, Lightfoot tha: “Unë jam një grua me ngjyrë në Amerikë. Sigurisht”.

Vallas vlerësoi Lightfoot për shërbimin dhe guximin e saj, pastaj filloi të luftën për balotazhin.

“Siguria publike është e drejta themelore e çdo amerikani. Kjo është një e drejtë civile dhe është përgjegjësia kryesore e qeverisë. Do të kemi një Chicago të sigurt. Do ta bëjmë Chicagon qytetin më të sigurt në Amerikë”, tha Vallas.

Johnson gjithashtu shpalli fitoren e tij.

“E pra Chicago, ne ia dolëm. Ata thanë se kjo nuk do të ndodhte kurrë”, tha Johnson.

“Disa muaj më parë, ata thanë se nuk më njihnin mua. Epo, nëse nuk më njihnit, tani më njihni. Ne kemi ndryshuar dinamikën politike në këtë qytet”.

Lightfoot akuzoi Vallas si një republikan i mbuluar, i cili është kundër abortit dhe pro-vauçerëve dhe dënoi Johnsonin si një “radikal” që komploton për të zhvlerësuar policinë, rritjen e taksave me 800 milionë dollarë, mbylljen e vendeve të punës dhe dëbimin e bizneseve nga Chicago.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Guardiola lojtarëve të tij: Harrojeni tripletën

Story i radhës

Zbulohet tre qendra prostitucioni në Fier, arrestohet katër shtetas

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë