Kruja 2022, paraqitje e mirë e garuesve tanë!
Pas dy vozitjeve të së shtunës, në garën “Trofeu Skënderbej”, në Krujë, garuesit nga Kosova kanë arritur rezultate mjaft të mira. Në mesin e dhjetë të parëve, gjashtë garues janë nga Kosova.
Pas hungarezit Laszlo Szasz, i cili ishte më i shpejti, u renditën Gazmend Demolli, Valdet Kaçandolli, Valon Rexhepi e Ernest Daka, ndërsa në dhjetëshen e parë u gjendën edhe: Fatos Krasniqi e Faton Rama.
Garuesit tanë presin që edhe nesër të kenë rezultate sa më të mira, duke marrë parasysh se gara në Krujë poentohet edhe për Kampionatin e Kosovës si dhe Kampionatin e FIA CEZ.