KRU: Uji në Fushë Kosovë do të ofrohet përmes autoboteve

Uji në Fushë Kosovë konsumatorëve do t’ju ofrohet përmes autoboteve, kjo pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit.

Një nga autobotet është pozicionuar në rrugën“Arbëria” në lagjen Eliza deri në orën 13:00, ku pastaj do të kalojë te kompleksi Ulpiana në rrugën“Dardania” në Fushë Kosovë.

Autobotet do lëvizin në të gjitha zonat e Fushë Kosovës, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, raporton Klankosova.tv.

Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, shkruan nё kumtesё.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arteta elozhe për futbollistin

Story i radhës

Ndërroi jetë vajza e ish-ministrit në Shqipëri në një aksident në rrugën Tetovë – Shkup

Të fundit nga