KRU “Prishtina”: Uji në “Muharrem Fejza” rikthehet së shpejti, defekti u sanua

November 2, 2024
1 minut lexim

Uji në në një pjesë të rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet, së shpejti do të rikthehet.

Kështu tha Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.

Uji u ndalë për shkak të rrjedhjes së ujit në pjesën te Eulexi, rruga kryesore, ndërsa KRU “Prishtina” thotë se defekti është sanuar nga ekipet e mirëbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.

Banorët e vendit ku pati defekt, u ankuan në redaksinë e Klan Kosovës se Ujësjellësi e konstatoi madhësinë e defektit “pa e trajtuar” atë.

KRU “Prishtina” gjatë përgjigjes për Klankosova.tv, tha se nuk u intervenua aty ku ka qenë rrjedhja, por më lart, siç thotë ajo pasi “ky ka qenë gyp i Badocit në drejtim të QKUK-së”.

“Intervenimet shpeshherë duhet bërë në pjesë ku e ndalin rrjedhjen në lokacion kryesor te gypi, dhe jo aty ku është rrjedhja. Sepse aty ku rrjedhë uji del ne sipërfaqe, po defekti mund te ndodhë në lokacion tjetër të po atij gypi”, tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”.

“Tashmë është sanuar dhe furnizimi me ujë pritet te funksionalizohet për maksimumi 30 minuta nga koha e sanimit”, shtoi ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Alarmon” Tali: Kushdo që e themelon Asociacionin me kompetenca të gjera do të futet në histori si Rrahman Morina!

Story i radhës

Kur një grua nuk e do më burrin e saj, ajo bën këto gjëra

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë