KRU ‘Mitrovica’ njofton se normalizohet gjendja e shpërndarjes së ujit

December 1, 2024
1 minut lexim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”njofton se është normalizuar gjendja e trajtimit dhe shpërndarjes së ujit, derisa po punohet me kapacitete normale të trajtimit dhe të përpunimit të ujit.

KRU ‘Mitrovica’, përmes rrjetit social ‘Facebook’ njofton se shpërndarja dhe furnizmi i ujit janë stabilizuar dhe janë kthyer në gjendjen normale të furnizimit.

Tutje, KRU ‘Mitrovica’ rekomandon qytetarët që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet, teksa sqaron se kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar, të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat e qytetarëve.

“Nga ana tjetër u sigurojmë se impiantet tona asnjëherë nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin, i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmonë vërtetohet në bazë të analizave fiziko – kimike  dhe bakteriologjike”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Veseli: Shaqir Fetahu është UDBASH! (VIDEO)

Story i radhës

Vritet me armë zjarri një person në Ndroq

Të fundit nga

​Izraeli kryen sulme ajrore në Liban

Avionët luftarakë izraelitë nisën sulme ajrore intensive të enjten në Libanin jugor. Sulmet synuan Rihan Heights, Jabour, Kfar Houneh dhe Qaaqaaiyet El Snoubar, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit, raporton Anadollu.
sqmken
ShkoLartë